Aguero të mërkurën konferencë për media, flet për të ardhmen e tij në futboll

11:47 | 14 Dhjetor 2021
Përparim Bublaku

Sergio Aguero me shumë gjasë ka luajtur tashmë ndeshjen e tij të fundit në futboll.

Ylli argjentinas i Barcelonës, Sergio Aguero, nesër në ora 12 në mes-ditë do të paraqitet në konferencë për shtyp, njofton Barcelona.

Sulmuesi pritet të njoftojë për pensionimin e tij të parakohshëm, si pasojë e disa problemeve që iu paraqitën së fundmi. Faqja zyrtare e Barcelonës po ashtu bëri të ditur se konferenca do të jetë për të ardhmen e tij.

Lojtari ka pasur probleme me zemër, saktësisht me aritmi.

Situata e tij u rëndua në ndeshjen kundër Deportivo Alaves. Në konferencën e nesërme ai do të përcillet nga presidenti i klubit, Joan Laporta./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme