Aguero shënon supergol, Islanda i përgjigjet menjëherë

15:28 | 16 Qershor 2018
Arbresh Info

Argjentina ka kaluar në epërsi në ndeshjen kundër Islandës, por kjo e fundit i është përgjigjur menjëherë duke barazuar shifrat.

Skuadra e Jorge Sampaolit ka gjetur portën kundër Islandës së vogël në takimin e sotëm (e shtunë) duke realizuar për 1 me 0, shkruan portali arbresh.info. Me një super goditja nga afërsia, sulmuesi i Manchester Cityt – Sergio Aguero mposhti portierin Hannes Halldorsson.

Aguero realizoi golin e parë në Kampionatin Botëror “Rusia 2018” për skuadrën e Argjentinës në minutën e 19′.

Megjithatë, Islanda shënoi për 1 me 1 vetëm katër minuta më vonë përmes Alfred Finnbogason.

Takimi në stadiumin Spartak është i pari në histori ndërmjet Argjentinës dhe Islandës./arbresh.info/

Të ngjashme