Ish-sulmuesi argjentinas, Sergio Aguero ka pranuar ‘brutalisht’ se Pep Guardiola e ka shtyrë atë të mendojë të mos bëhet trajner në të ardhmen
34-vjeçari kaloi pesë vjet nën urdhrat e menaxherit spanjoll dhe gjatë kësaj kohe ata patën një lidhje me ulje-ngritje.
Gjatë kohës së Agueros në City, ai përfundoi si golashënuesi më i mirë i klubit me 260 gola në 390 ndeshje dhe një legjendë e certifikuar në Etihad.
Argjentinasi u detyrua të tërhiqej në vitin 2021 për shkak të problemeve me zemër, vetëm pesë muaj pasi u largua nga City për t’iu bashkuar Barcelonës.
Megjithatë, duket sikur ai është pak në mëdyshje për të kaluar në një rol trajneri në çdo kohë në të ardhmen e afërt.
Dhe, për ta bërë më komike situatë, Aguero e lidh punën e trajnerit me tullacin e Guardiolës, duke pranuar se situata e flokëve të spanjollit e ka shtyrë atë të bëjë këto komente.
“Nuk është e lehtë të jesh trajner… Shikoni Pep, ai u bë tullac nga të menduarit kaq shumë”, ka thënë Aguero duke bërë shaka.
“Dua të them, Pep sigurisht që është një mendimtar, por gjithashtu e ka ndihmuar atë të fitojë dhjetë tituj të ligës vendase si trajner në tre liga”.
“Unë mendoj se ai do të shkëmbejë me kënaqësi disa tufa flokësh për lavdinë e tij”, përfundoi argjentinasi.
Ndërsa komenti i Agueros ishte sigurisht i ‘egër’, dyshja përfundimisht kaluan mirë pavarësisht një fillimi të vështirë të marrëdhënies së tyre. /Telegrafi/
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
“Shkodra Elektronike” me “Zjerm” për...
Kurti e Nagavci sot lansojnë pilotimin e Programit të Kuponë...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...