Google ADS

Aguero: Futbolli është për të gjithë, jo vetëm për Real Madridin

18:21 | 29 Tetor 2024
D.H

Rodri mbrëmë e fitoi Topin e Artë 2024 për herë të parë në karrierën e tij.

Por lajmi për shpalljen e tij si lojtari më i mirë në botë u prit me shumë kritika në botën e futbollit, duke aluduar se Vinicius Junior e meritonte këtë çmim, shkruan Arbresh.info.

Ndërkohë, ish-lojtari i Manchester Cityt, Aguero ka thënë se Rodri e meriton këtë çmim dhe pati disa kritika për Real Madridin.

“Shumë i merituar. Rodri është lojtari më i mirë në botë. Futbolli është për të gjithë, jo vetëm për Real Madridin, ata janë shumë të privilegjuar”, tha Aguero.

Një statistikë interesante për mesfushorin e Cityt është se në 85 ndeshjet e fundit ai e ka humbur vetëm një në të gjitha garat duke përfshirë klubin e kombëtaren.

Humbja e vetme e Rodrit ishte në finalen e “Fa Cup” ndaj Manchester United./Arbresh.info

Të ngjashme