Google ADS

Aguero fajëson gjyqtarët për eliminimin e Argjentinës kundër Brazilit

09:51 | 3 Korrik 2019
L G

Sulmuesi i Argjentinës, Sergio Aguero, i ka kritikuar gjyqtarët dhe VAR-in për vendimet e marra gjatë ndeshjes së mbrëmshme gjysmëfinale të Kupës së Amerikës mes Brazilit dhe Argjentinës, të cilën brazilianët e fituan me rezultat 2:0.

Ylli i Manchester Cityt nuk arriti të ketë ndikim vendimtar në ndeshje me Kombëtaren e tij, pasi që Brazili i shfrytëzoi rastet që i pati dhe dy golat e Gabriel Jesusit dhe Roberto Firminos e dërguan “Selecaon” në finale kundër Kilit ose Perusë, transmeton Gazeta Express.

Por, Aguero ishte i zhgënjyer nga performanca e gjyqtarit të VAR-it dhe gjyqtarit Roddy Zambrano. Në intervistën pas ndeshjes, ai e kritikoi vendimin për të mos ia akorduar një penallti, vetëm pak kohë para se Firmino ta dyfishonte epërsinë e brazilianëve.

“Kjo ndjenjë nuk është e mirë. Goli i dytë ishte kontrovers. Juan Foyth ndalet duke menduar se gjyqtari do të ndalet. VAR-i kishte punuar mirë deri sot – e pabesueshme”, u shpreh Aguero pas ndeshjes.

“Ne nuk u kushtojmë rëndësi këtyre gjërave në fushë, por Dani Alves më goditi mua edhe nga prapa”.

“Nuk e di pse gjyqtari nuk e rishikoi atë incident. Në atë moment, ai [Zambrano] mund të mos e ketë parë dhe ata na thanë se VAR-i do të ishte si një gjyqtar i pestë”. /Gazeta Express/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme