Agon Ramadani bëhet trajner i Kombëtares A në futsall

13:55 | 3 Shkurt 2023
A. B.

Ish-futbollisti i njohur i futsallit, Agon Ramadani ka marrë drejtimin e kombëtares A.

Ai u përzgjodh sot të pasonte Arben Simitçiun i cili u shkarkua nga kjo pozitë.

Ndryshe, Getart Hyseni ka marr pozitën e ndihmëstrajnerit.

“Falë kontributit të dhënë si ndihmës trajner në kombëtaren A, i pari i FFK-së e emëroi Agon Ramadanin përzgjedhës të ri. Ai në këtë pozitë e pason Arben Simitçiun me të cilin kishin punuar bashkë tash e disa vite, ndërkaq Getart Hysenin e angazhoi si ndihmës trajner, duke e bërë pjesë të ekipit Kombëtar në futsall”, thuhet në njoftimin e FFK-së. /arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme