Ëndrra e shumë sportistëve është për të luajtur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Këtë ëndërr do ta realizojë edhe basketbollistja e Kosovës, Agnesa Rrahmani.
Ajo ka treguar për hapin e ardhshëm në karrierën e saj. “Pas pesë viteve karrierë së bashku me Kastriotin dhe Kosovën në shumë Kampionate Evropiane, mora vendimin që të vazhdoj karrierën në Amerikë.
Kalimi në SHBA u mundësua nga “New Sports Agency” që të nënshkruajë kontratë me bursë të plotë në një kolegj në Teksas, pra “Weatherford College””, është shprehur Rrahmani për faqen zyrtare të FBK-së.
Angesa është e gatshme për këtë sfidë. “Kjo për mua do të jetë një sfidë, por megjithatë mundësi shumë e mirë që të jetë vazhdim i rrugëtimit tim, duke shpresuar që do të jap më të mirën nga vetja”, theksoi Agnesa Rrahmani.
Në SHBA, por edhe në ligat evropiane shumë basketbollistë/e paraqiten me sukses dhe këtë rrugë pritet ta vazhdojë edhe basketbollistja e Kosovës./abresh.info.
Reagon Ana përmes një postimi pas daljes nga “Big Brother”
Ellek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Ukraina humbi 40 për qind të territorit që kontrollonte në K...
Mijëra migrantë me azil të refuzuar morën para për të lëshua...
Turi me diasporën, Rama takon nesër shqiptarët e Londrës
Amorim ka gjetur tashmë zëvendësuesin e Casemiros te Man Utd...