Andrea Agnelli u ka shkruar tifozëve të Juventusit për Krishtlindje dhe u ka premtuar se do të luftojnë për titullin e 10-të me radhë deri në fund.
Juventusi e mbylli vitin në vendin e gjashtë me 10 pikë më pak se Milani (megjithëse me një ndeshje më shumë për të luajtur).
Agnelli tenton të mbajë lart entuziazmin në kampin bardhezi, pa harruar urimet e Krishtlindjes në fund të një viti të vështirë për shumë njerëz.
“Po mbyllim një vit që askush nuk do ta kishte imagjinuar. Mendimi i parë është për të gjithë ju dhe të dashurit tuaj … Shpresoj që të gjithë të jeni mirë, edhe pse e di që nuk është kështu.
“Kemi humbur familjarë dhe miq dhe po sforcohemi në punë … Të gjithë ne. Le t’i hapim dyert vitit 2021 duke shpresuar për qetësi dhe lumturi, këtë herë me më pak retorikë se zakonisht”.
“Ne do të luftojmë deri në fund për Scudetton e dhjetë radhazi, të vetëdijshëm për pikat tona të forta në këtë moment dramatik për industrinë në të cilën veprojmë. Gëzuar Krishtlindjen dhe një përqafim për të gjithë njerëzit që doni!”, ka shkruar Agnelli. /Telegrafi/
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Kurti nesër merr pjesë në përurimin e rrugëve Dragash-Brod d...
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe