Presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli nuk e ka fshehur dëshirën e tij dhe se ardhja e Cristiano Ronaldos bënë që “Liga e Kampionëve duhet të jetë objektiv i Juventusit”
Pasi ka investuar 100 milionë plus bonuse dhe një rrogë prej 30 milionë euro në vit, bardhezinjtë kanë dërguar menjëherë sinjalet se kush duhet të jetë synimi i tyre për këtë sezon.
“Do të jetë një vit i vështirë, por një ka lëvizur nga ëndrra në objektiven tonë kryesore”, ka thënë Agnelli për JTV.
“Liga e Kampionëve duhet të jetë objektiva e jonë këtë sezon. Duhet të jetë Liga e Kampionëve, e po ashtu edhe Skudeto dhe Coppa Italia”.
“Ky vit, për ne më të vërtetë duhet të jetë fitorja e të gjithave, ne duhet të punojmë natë e ditë për ti arritur këto gjëra deri në fund. Do të jetë një kampanjë jashtëzakonisht e vështirë, plot pasion por mezi pres të fillojë”.
Këtë mbrëmje bardhezinjtë luajtën ndeshjen e tyre tradicionale miqësore në Villar Perosa, ku skuadra seniore e mundi atë juniorë më rezultat 5-0, ku Ronaldo shënoi gol në debutim.
Stano këtë të shtunë përfundon mandatin, Lajçak është emisar...
Rama publikon pamje nga Aeroporti i Vlorës: Punimet po ecin ...
Xhaka: Sot festojmë lirinë dhe identitetin tonë, gëzuar 28 N...
Grenell uron shqiptarët për Ditën e Pavarësisë: Mirënjohës p...
Drita uron 28 Nëntorin me një video të veçantë
Osmani; Kjo ditë e shenjtë për kombin tonë, mori kuptim edhe...