Presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli besohet të ketë arritur me një helikopter në Greqi për të takuar sulmuesin e Real Madridit, Cristiano Ronaldon.
Presidenti i “Zonjës së Vjetër” është nisur në fillim të ditës së sotme me një aeroplan privat në Greqi, ku superylli portugez është duke kaluar pushimet, transmeton portali arbresh.info.
Pas raporteve se Madridi ka pranuar ofertën prej 100 milionë euro për Cristiano Ronaldon, ‘Sportitalia’ është duke transmetuar një video të një helikopteri nga resorti ku është duke qëndruar 33-vjeçari.
Bazuar në korrespodentin Carmine Russo, në helikopter gjendet Agnelli, i cili ka fluturuar për të siguruar marrëveshjen me Ronaldon.
Në momentin kur Madridi të jap dritën e gjelbër, Ronaldo dhe Agnelli mund të rikthehen në Itali me agjentin Jorge Mendes.
Ai pritet të takohet me palët në Greqi, megjithëse në orët e fundit një aeroplan privat nga Madridi ka zbritur në aeroportin Ciampino të Romës./arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...