Gjermania është mikëpritëse e Kampionatin Evropian “Euro 2024”, ku tash e disa ditë kanë nisur ndeshjet.
Gjatë ndeshjes mes Serbisë dhe Anglisë në kuadër të grupit C, tifozëët serbë nisën të këndonin kore raciste në drejtim të shtetit të Kosovës, shkruan Arbresh.info.
I pranishëm ka qenë edhe gazetari nga Kosova, Arlind Sadiku i cili iu ka reaguar serbëve duke e bërë simbolin e shqiponjës me duar.
Pas kësaj në drejtim të gazetarit janë shkruar shumë mesazhe kërcënuese nga serbët, madje shqiponja Sadikut i kushtoj me heqjen e akreditimi për ndeshje nga UEFA.
Ndërsa me reagim ka dal edhe AGK-ja që e ka dënuar kërcënimet ndaj tij.
“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës – AGK, është i shqetësuar me kërcënimet që ka marrë ditët e fundit gazetarit i sporti në Klan Kosova dhe Art Motion, Arlind Sadiku.
Sipas pohimeve të gazetarit, shumë prej kërcënimeve ndaj tij janë me jetë, dhe ato vijnë kryesisht nga Serbia.
AGK-ja, dënon fuqishëm kërcënimet dhe kërkon që ato të ndalen menjëherë, pasi që cenojnë sigurinë fizike të gazetarit.
Sadikut i është tërhequr akreditimi nga UEFA, pasi që në ndeshjen Angli – Serbi, ka bërë shqiponjën në drejtim të tifozëve të shtetit fqinj”, shkruhet në reagimin e AGK-së.
Kujtojmë që Kampionati Evropian do të zgjasë deri me datë 14 korrik./Arbresh.info/
Rama publikon pamje nga Porti i Durrësit: Numri i vizitorëve...
Man United pëson debakël në “Old Trafford”, Chelsea ndalet n...
Shënoi gol dhe asistoi, Korenica shpallet lojtari i ndeshjes...
Fejohet Kida, merr propozim për martesë nga i dashuri i saj
Mbappe dhe Valverde të “pamëshirshëm”, realizojnë dy supergo...
Tottneham dhe Liverpool mbyllin xhiron e 17-të, këto janë 11...