Agjentja e Erling Haaland, Rafael Pimenta, ka pohuar se sulmuesi norvegjez ka çelësin e derës në dorë kur do që vendos që koha e tij në Manchester City ka mbaruar.
Avokatja braziliane trashëgoi “perandorinë” e Mino Raiolas pas vdekjes së tij në prill të vitit të kaluar, por tani ka shpjeguar se si ajo kishte qenë në krye të çdo kontrate në listën e klientëve të kompanisë gjatë 25 viteve të fundit. Pimenta zbuloi gjithashtu se klientët e saj e kanë gjithmonë çelësin e derës në sorën e tyre dhe se kjo nuk ndryshon as për Haalandin.
“Unë jam në favor të lirisë. Është beteja ime. Unë gjithmonë them se një nga prioritetet e mia si agjente është t’i ofroj lojtarit atë që unë e quaj ‘çelësi i derës’. Kur një lojtar shkon në një klub, unë bëj gjithçka që mundem për të krijuar kushtet për çelësin e derës dhe dera te jetë në dorën e tij. Dhe nëse nsër nuk duron dot më të qenit aty sepse nuk të pëlqen, ose nuk paguhesh mireë, ose sepse gruaja jote dëshiron të jetojë në Paris, atëherë largohesh, apo jo? Nuk më pëlqen kur lojtari im nuk është i lirë të vendosë. Unë kam bërë çdo kontratë në këtë agjenci për 25 vitet e fundit. Nuk ka pasur asnjë herë që një lojtar të ketë thënë ‘dua të largohem’ dhe nuk mund të bëjë.”, ka thënë ajo shkruan gazeta sportive AS.
Megjithatë, në Angli, Haaland vazhdon të thyejë rekorde golash , me numrin e tij të ligës që tani ka arritur në 25 në 19 ndeshje, të cilin ai do të shpresojë ta rrisë kur City të udhëtojë te Tottenhami të dielën.
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...
Sveçla: Grupet terroriste sponsorizohen nga Serbia
Shefi i EULEX-it: E dënojmë sulmin në Ibër Lepenc, autorët d...
Policia del me reagim zyrtar për sulmin e kanalit të “Iber L...
Rohde: E dënojmë sulmin në Ibër Lepenc, Gjermania e gatshme ...