Google ADS

Agjenti zbulon gjithçka: Inter dhe Milan e donin Immobilen, Napoli mbetet i interesuar

16:40 | 23 Mars 2020
Arbresh Info

Agjenti i Ciro Immobile,  Alessandro Moggi ka thënë se Napoli është admirues i klientit të tij, ndërsa Inter dhe Milan vitin e kaluar provuan ta transferojnë.

Immobile këtë sezon i ka mahnitur të gjithë duke qenë golashënuesi numër një në Seria A me 27 gola të shënuar i ndjekur nga Cristiano Ronaldo, transmeton portali arbresh.info.

Moggi për Radio Kiss Kiss ka thënë se Napoli edhe më herët e dëshironte Immobilen dhe mbetet admirues, kurse Inter e Milan vitin e kaluar kishin interesim gjithashtu.

“Nuk ka dyshime që Cristiano Guintoli është admirues i Immobile, aq shumë sa donte ta transferonte te Napoli para se Ciro të transferohej te Lazio”.

“Ka kontratë deri në vitin 2023. Nëse ndonjë e dëshiron në skuadër, duhet të trokasin në derën e Lazios dhe të pyesin për lojtarin”.

“Është herët për të biseduar për interesimet e skuadrave, por vitin e kaluar Inter, Milan dhe një klub nga Kina kishin interesim, është normale”, deklaroi ai.

Vitin e kaluar vlera e Immobile ishte 40 milionë euro, mirëpo kjo vlerë është rritur dhe thuhet se prek shifrën e 50 milionë euro./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme