Real Madridi ka zhvilluar bisedime me agjentin shqiptar të mesfushorit të Juventusit, Miralem Pjanic, dhe sulmuesit të Eintracht Frankfurtit, Luka Jovic.
Siç raporton gazeta spanjolle Marca, drejtori i përgjithshëm i Madridit, Jose Angel Sanchez, është takuar me agjentin nga Tetova, Fali Ramadanin, në kryeqytetin spanjoll derisa dy klientët e tij janë duke u përfolur për kalim te gjiganti në La Liga, transmeton portali arbresh.info.
Reprezentuesi i Bosnjë dhe Hercegovinës, Pjanic ka vendosur lapsin në një kontratë të re te “Zonja e Vjetër” verën e kaluar, por një raport nga Diario AS pretendon këtë javë se lojtari do të flas me klubin këtë javë rreth të ardhmes së tij.
AS bazohet në një raport nga Il Bianconero duke pretenduar se 28-vjeçari, i cili është fituesi më i madh në klub pas Cristiano Ronaldos dhe Paulo Dybalas, mund të jetë i hapur për transferim larg nga Italia.
Trajneri i ri në Madrid, Zinedine Zidane thuhet se është një admirues i Pjanicit, i cili mund të jetë pjesë e skuadrës së re që pritet të krijohet gjatë verës te kampioni evropian.
Verën e kaluar ka pasur raporte se Barcelona ishte duke u përgatitur për transferimin e ish lojtarit të Romas derisa dyshja angleze, Manchester City dhe Chelsea, gjithashtu kanë shfaqur interesim./arbresh.info/
Shkup/ Ligji për Gjuhët pritet të shqyrtohet në mars të viti...
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...