Agjenti: Sane do jetë i mrekullueshëm për Bayern Munich

16:08 | 6 Maj 2020
Arbresh Info

Agjenti i Leroy Sane, Damir Smoljan ka pranuar se klienti i tij në verë do transferohet te Bayern Munich.

Sipas Bild, dje është arritur marrëveshja personale mes Sane dhe “Bavarezëve” dhe këta të fundit kanë ofruar 40 milionë euro, transmeton portali arbresh.info.

Agjenti ka thënë se Sane do jetë i mrekullueshëm për Bayern-in dhe Bundesligen.

“Për FC Bayern dhe Bundesliga, ai do jetë i mrekullueshëm, si person ashtu edhe në aspektin sportiv”.

“Leroy është lojtar i cili ka ambicie për ta fituar Ligën e Kampionëve. Është duke punuar shumë për të arritur këtë gjë”.

“Ju siguroj se Leroy do rikthehet në formë të mirë pas lëndimit. Mentaliteti dhe trupi i tij është i gatshëm për testet më të vështira”, tha ai.

Sane ka humbur këtë sezon shkaku i lëndimit që ka pësuar kundër Liverpool në fillim të sezonit, mirëpo pritet të jetë i gatshëm kur të rifillojë Premierë Liga./arbresh.info.

Të ngjashme