Google ADS

Agjenti: PSG në fund bëri një ofertë për Silva-n, por ai i refuzoi sepse ishte vonë

23:25 | 30 Gusht 2020
Arbresh Info

Agjenti i Thiago Silva-s, Paulo Tonietto ka zbuluar se PSG-ja ka provuar ta mbajë në skuadër qendërmbrojtësin.

Brazilianit i është bërë me dije para disa muajve se nuk do t’i rinovohet kontrata, andaj arriti marrëveshje me Chelsea-n, transmeton portali arbresh.info.

Por, agjenti ka zbuluar se PSG-ja i kishtë rënë ‘pishman’ dhe ka provuar ta mbajë Silva-n në “Parkun e Princave”.

“Ai nuk kishte shpresë të kontrata e re sepse Leonardo i kishte thënë para dy muajve se nuk do t’i rinovohet. Por, të martën drejtori sportiv e telefonoi dhe bisedoi për mundësinë që të qëndroi edhe për një vit”.

“Thiago kishte arritur marrëveshje me Chelsea-n, nuk mund të kthehej pas. Kur bën një propozim duhet të jesh bindës. Një drejtor sportiv që thotë se nuk e do një lojtar, pas dy muajve vjen dhe thotë për rinovim, si mund të përgjigjes?”, deklaroi ai.

Silva me “Blutë” e Londërs ka rinovuar për një vit me mundësi vazhdimi edhe për një tjetër edicion./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme