Agjenti kontrovers, Mino Raiola i ka propozuar në mënyrë sensacionale mesfushorin e Manchester Unitedit, Paul Pogba, rivalëve të urryer, Liverpoolit.
Sipas mediumit Le 10 Sport, duke përdorur nevojën e Liverpoolit për të gjetur një zëvendësues për Giorginio Wijnaldum, pas transferimit të mesfushorit në PSG, Raiola i ofroi Pogban drejtuesve të klubit nga Anfield.
Propozimi thuhet se u bë në bisedë me drejtorët e Reds kur diskutuan transferimet e mundshme të kësaj vere.
Raiola, i cili gjithashtu po bisedon me PSG-në për yllin e Unitedit, këmbënguli se Pogba do të ishte i përgatitur të transferohej menjëherë në Anfield.
Përfaqësuesit e Liverpoolit hodhën poshtë idenë, duke informuar Raiolan se ata do të ishin të përgatitur të rishikonin idenë në afatin e janarit dhe jo tani.
Sidoqoftë, sugjerohet që përgjigja e Liverpoolit ishte më shumë për të qenë të sjellshëm, në vend që të tregonte ndonjë interes serioz për mesfushorin francez. /Telegrafi/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...