Agjenti i Elseid Hysaj, Mario Giuffredi mendon se Maurizio Sarri do të shkojë te Juventusi dhe ndoshta do të marr me vete edhe mbrojtësin e Napolit.
Hysaj të premten ka treguar se dëshiron të largohet nga Napoli dhe Mario Giuffredi beson se një bashkim me Sarri te Juve është i mundur.
“Katër vjet kanë kaluar dhe një lojtar si Hysaj mund të dëshirojë të provojë përvoja të reja, veçanërisht nëse në tre vitet e para ai dha paraqitje të mëdha dhe pastaj sezonin e kaluar ai u kritikua shumë. Kjo na dëmton pak”.
“Hysaj qëndroi në Napoli edhe pse e kërkoi Bayern Munich për gjysmë rroge më pak. Vitin e kaluar kam biseduar me Juventusin, por Hysaj më tha se donte të qëndronte dhe të përpiqej të fitonte Scudetton”.
“Inati im është për shkak të faktit se përkundër këtij akti të dashurisë, ata të gjithë u kthyen kundër tij, duke harruar atë që ai bëri për ta”.
“Ai është një mbrojtës shumë defenziv, jo sulmues si [Giovanni] Di Lorenzo ose [Andrea] Conti, që iu pëlqen të shënojnë edhe gola.
“Unë mendoj se Sarri do të shkojë te Juventusi dhe cili lojtar nuk do të donte të ndiqte trajnerin që e bëri të tregonte më shumë se të tjerët?”, ka thënë Giuffredi. /Telegrafi/
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...
Protesta më e madhe në historinë e Serbisë
Çeku: Gjatë luftës, Serbia shkatërroi afër 1 mijë e 800 monu...