Agjeti i Lautaro Martinez, Beto Yaque ka thënë se klienti i tij është i koncentruar te Inter me të cilët ka kontratë pesëvjeçare.
Në kohën e fundit ka raportime të shumta që Barcelona është e interesuar për argjentinasin dhe ka plan t’i paguajë klauzolën prej 111 milionë euro për ta transferuar në “Camp Nou”, transmeton portali arbresh.info.
Mirëpo, Yaque ka thënë se Lautaro është i koncentruar te Inter me të cilët ka kontratë pesëvjeçare.
“Messi është lojtari më i mirë në botë dhe kur të jep lëvdata është nder. Ai ka lidhje të mira me Messi-n, si të gjithë në Kombëtaren e Argjentinës”.
“Lautaro ka kontratë pesëvjeçare me Inter dhe tregimet se që po i krijojnë mediat nuk kanë të bëjnë asgjë me ne. Duhet t’i pyesni ata”, deklaroi ai.
Ndërsa për raportimet se Martinez ka refuzuar Real Madrid-in para se të transferohet te Inter, agjenti ka thënë se janë të vërteta, por klienti i tij nuk e ka mohuar një transferim në të ardhmen.
“E bëri sepse ishte i bindur se do linte shenjë te Racing Club. Kurrë nuk tha se nuk dëshiron të luaj për Real Madrid, vetëm se dëshiron të fitojë trofe me Racing”, përfundoi ai.
Lautaro këtë sezon është në formë të shkëlqyer duke shënuar 17 gola në të gjitha garat./arbresh.info.
Shpenzimet e shqiptarëve për lodrat e fëmijëve, importohet 1...
Man United ia cakton çmimin Rashfordit, i përballueshëm poth...
Erdogan paralajmëron kurdët/ Presidenti turk: Lini armët, os...
Guvernatori i BQK-së, Ahmet Ismaili, sot prezanton raportin ...
Sot dita e fundit për regjistrim të votuesve nga diaspora
Përurohet sot renovimi në hemodializën të Spitalit në Prizre...