Agjenti i Jorginho-s, Joao Santos, ia ka bërë me dije Juventus-it se duhet të bisedojë me Chelsea për të realizuar transferimin e lojtarit.
Shumica e mediave italiane thonë se “Zonja e Vjetër” është duke ofruar dy lojtarë për të fituar shërbimet e italianit, transmeton portali arbresh.info.
Mirëpo, Santos ka thënë se dëgjon për këto spekulime vetëm në gazeta, ndërsa ka paralajmëruar se realizimi i transferimit nuk do jetë i lehtë.
“Kam dëgjuar për këto spekulime vetëm në gazeta sepse askush nga Juventus nuk me ka kontaktuar”.
“Maurizio Sarri e vlerëson si lojtar dhe person, kanë punuar mjaftë mirë bashkë, por kjo është e gjitha. Lojtari është i fokusuar vetëm të Chelsea, ka vazhduar stërvitjet dhe është i gatshëm për rikthimin e Premierë Ligës”.
“Në shikimin tim, do jetë e vështirë për Juventus ta blejë, sepse merkato ka ndryshuar dhe Jorginho ka kontratë deri në vitin 2023. Është zëvendës-kapiten dhe konsiderohet lojtar i rëndësishëm i skuadrës”.
“Çdo kush që e do Jorginho duhet të flas me Chelsea dhe Marina. Ata do kuptohen se bashku. Ai nuk do jetë problem”, përfundoi ai.
Thuhet se edhe disa skuadra të mëdha angleze dhe spanjolle kanë interesimin për lojtarin./arbresh.info.
“Po të lë anash”, Driloni e Anisa flasin për lojë
Shkup, arrestime e reagime pas një incidenti me flamurin maq...
UNDP i dhuron policisë pajisje pune për kontroll në vijën e ...
Anisa-Gjestit: Ti je qeni i Xhenetës
Ismet Bahtijarit i vazhdohet paraburgimi nga Specialja
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania di...