Agjenti i Jorginho-s, Joao Santos ka zbuluar se ishte mundësia që klienti i tij të transferohej të Juventus-i.
Ish ylli i Napoli-t kërkohej me ngulm nga Sarri pas një super sezoni nën urdhrat e Frank Lampard-it, transmeton portali arbresh.info.
Agjenti tha se lojtari momentalisht është i fokusuar të Kombëtarja e Italisë, kurse është i lumtur për ftesën që i është bërë nga Mancini.
Tutje, ai ka zbuluar se “Zonja e Vjetër” kishte ofruar shkëmbimin e italianit me Miralem Pjanic, ofertë e cila asnjëherë nuk u morr në konsideratë nga “Blutë”.
“Tani është i fokusuar të Kombëtarja dhe do zhvillohen dy ndeshje. Ai është i lumtur që është ftuar dhe do të kontribuojë”.
“Ka kontratë trevjeçare me Chelsea-n. Merkato është e gjatë, do jetë deri me 5 tetor. Nëse Chelsea nuk do e shihte si opsion, do mendoja si alternativë”.
“Vitin e kaluar zhvilloi 40 ndeshje dhe ishte i rëndësishëm për Kombëtaren. Deri me tani nuk kemi marrë ndonjë ofertë zyrtare. Ndjeket nga shumë klube”.
“Juventus-i ka ofruar Miralem Pjanic, por skuadra angleze nuk e konsiderojë. Nëse do ishte Sarri ndoshta do realizohej lëvizje”, përfundoi ai.
Thuhet se Jorginho nuk do largohet, shkaku që është pjesë e rëndësishme për Chelsea-n./arbresh.info.
Arsenali e ka gjetur tek Bayern Munich lojtarin i cili mund ...
Libani dëbon rreth 70 oficerë dhe ushtarë sirianë
Supa e cila eliminon helmet dhe yndyrat nga trupi: Racion i ...
Për herë të parë, ShBA furnizon Ukrainën me gaz amerikan
Murtaja afrikane/ Autoriteti i Veterinarisë asgjëson sipas p...
Si ndikon gjumi në sistemin imunitar?