Presidentit të Real Madridit, Florentino Perez i është ofruar një lojtar i lartë i Barcelonës në ditët e fundit.
Perez u takua me super-agjentin e futbollistëve, Jorge Mendes, këtë javë gjatë darkës.
Sipas asaj që thekson Don Balon, gjatë takimit Mendes ka ftuar Perezin për të marrë Andre Gomes nga duart e Barcelonës, përcjell Telegrafi.
Mesfushori i Portugalisë ka kaluar një sezon të vështirë në Barcelonë pas mbërritjes nga Valencia.
Barça ka paguar 35 milionë euro për Gomes, me tarifën që mund të rritet potencialisht deri në 70 milionë euro, por tani ai mund të nënshkruhet për 20 milionë euro.
Përgjigjja e Perez për Mendes ishte negative, duke e lënë agjentin të shkonte diku tjetër për të gjetur një klub të ri për mesfushorin.
Sulmohet nga forcat ruse edhe ambasada e Maqedonisë së Veriu...
Qeveria amerikane rrezikon mbyllje të pjesshme në mesnatë
Dy persona kanë qëlluar në drejtim të policisë në Dibër
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, deri në 40 minuta pritje te ...
Abdixhiku takon 150 bizneset më të mëdha në Kosovë
Ambasada e Shqipërisë në Kiev dëmtohet nga sulmet ruse