Kushdo që interesohet për mbrojtësin e Interit, Milan Skriniar, duhet të paguajë hiq më pak se 100 milionë euro.
24 vjeçari pas transferimit nga Sampdoria, është shndërruar në lojtar kyç për mbrojtjen e Interit, duke u rënë në sy edhe skuadrave tjera të Evropës.
Agjenti i lojtarit, Mithat Halis, ka deklaruar se Manchester City duhet të paguajë 100 milionë euro për të marrë shërbimet e Skriniar.
Për t’i fituar shërbimet e Skriniar, Manchester City do të has në një garë të fortë me Real Madridin.
“Inter i ka paguar Sampdorias 28 milionë euro për Skriniar, dhe gjashtë muaj më vonë Manchester City erdhi me një ofertë prej 55 milionë euro”, ka deklaruar Halis për ‘AS’.
“Tani ai vlerësohet rreth 100 milionë euro”, ka shtuar ai.
Vera e ardhshme pritet ta gjej në skuadër të re Fisnik Aslla...
Programi “ALBAdapt”, Kumbaro: Kapitull i ri, përgatit Shqipë...
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...
Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit ...