Agjenti i Lorenzo Insigne-s, Vincenzo Pisacane ka zbuluar se klienti do mungojë për përballjen kundër Juventus-it.
Insigne u zëvendësua në ndeshjen e kaluar në fitoren e thellë ndaj Genoa-s shkaku i lëndimit, kurse agjenti ka zbuluar se italiani do bëjë disa testime, transmeton portali arbresh.info.
Agjenti ka konfirmuar se Insigne ndihet keq sepse do e humbasë këtë super përballje.
“Nuk ka lajme të reja për Lorenzo, të duhen 48 orë për atë. Testet do bëhen nesër”.
“Nëse nuk ka lëndim, pas 20 ditëve do rikthehet në fushë. Me e keqja është që do humbasë Juventus-in dhe Kombëtaren, siç ndodhi vitin e kaluar”.
“Ndihet keq, është i zemëruar sepse nuk dëshiron të mungojë në asnjë ndeshje, sidomos këtë”, deklaroi ai.
Napoli do përballet me Juventus-in me 4 tetor./arbresh.info.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...