Agjenti i Gabriel Jesus, Giovanni Branchini ka thënë se klienti i tij do mbetet te Manchester City për aq kohë sa të dojë klubi.
Braziliani në muajt e fundit ka qenë i lidhur me transferimin te Juventus, sidomos pasi City u dënua dy vite për mospjesëmarrje në Ligën e Kampionëve, transmeton portali arbresh.info.
Mirëpo, Branchini ka thënë se Gabriel asnjëherë nuk do të dëshirojë të largohet.
“Jam i bindur se do qëndrojë te City aq gjatë sa klubi të dojë, aq gjatë sa skuadra e dëshiron një lojtar të tillë”.
“Ai mund të pranojë lamtumirën, por kurrë nuk do dëshirojë të largohet”, deklaroi ai.
Brazilianit i skadon kontrata me “Qytetarët” në vitin 2023./arbresh.info.
108 aksidente brenda një dite në Kosovë
Humb jetën një person në Viti, ishte duke pirë kafe në resto...
Vidhet një çantë me para në Graqanicë, policia po heton rast...
Të shtëna me armë zjarri në Podujevë, arrestohet një person
Gramosi nga Prishtina, personazhi i dytë nga “xhuxhat” që u ...
Kore e Jugut/ Avioni përplaset me murin në aeroport, mbi 120...