Google ADS

Agjenti i Zahas në bisedime me Bayern Munich

14:14 | 7 Janar 2020
Arbresh Info

Sulmuesi i Crystal Palace, Wilfried Zaha mund të largohet nga Premierë Liga për tu transferuar te Bayern Munich.

Në kohën e fundit ka pasur raportime që Zaha mund të transferohet në Chelsea, pasi në afatin veror dështoi transferimi te Arsenal, transmeton portali arbresh.info.

Agjenti i lojtarit, Pini Zahavi është duke kërkuar ndonjë gjigantë evropian që mund t’i ndihmojë 27-vjeçarit të gjejë formën më të mirë.

Sipas Sky Sports, Zahavi është në bisedime me kampionin e Gjermanisë, pasi ky i fundit ka nevojë për sulmues në mënyrë që të fitojë Bundesligën.

Vlera e sulmuesit me prejardhje nga Bregu i Fildishtë prek shifrën prej 80 milionë euro./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme