Agjenti i mesfushorit të Ajax, Doony van de Beek ka thënë klienti i tij është i kërkuar nga disa skuadra.
Ka raportime se holandezi ka vëmendjen e Manchester United dhe Real Madrid, por ende asnjëra nga klubet nuk ka bërë ofertë zyrtare, transmeton portali arbresh.info.
Mirëpo, e ardhmja e Van de Beek nuk dihet dhe këtë e ka konfirmuar agjenti, Guido Albers.
“Askush nuk e di për momentin. Interesim kanë disa klube që një kohë të gjatë. Do të shohim çfarë do ndodh në javët e ardhshme”.
“Situata në klub ka ndryshuar dhe duhet t’i japim rëndësi. Mendoj se është e rëndësishme që Donny të merr vendimin duke u bazuar në ndjenja ose ku mendon se do të jetë i suksesshëm”.
“Ata që bëri vitin e kaluar. Mos harroni Ajax është klubi ku luajti si i ri dhe nuk është dënim që ai të luaj për Ajax. Duhet të këtë edhe këtë në konsideratë”, deklaroi ai.
Me së shumti avantazh ka Real Madrid dhe thuhet se në verë do e paguajnë vlerën e 75 milionë eurove./arbresh.info.
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...