Agjenti i Toni Kroos hedh poshtë thashethemet për të ardhmen e tij

18:13 | 5 Nëntor 2021
Lorik Gerbeshi

Ditët e fundit, nga Anglia ka pasur spekulime për interesimin e Manchester United dhe Liverpool për Toni Kroos.

31-vjeçari ka ende kontratë me Real Madridin e cila i skadon në qershorin e vitit 2023.

Por, në Angli ëndërrojnë që ai mund të nënshkruajë kontratën e tij më të madhen personale atje.

Megjithatë, Volker Struth, agjenti i mesfushorit, ka shpjeguar në “Sport1” se nuk sheh asgjë të mundshme që Kroos të largohet nga Real Madrid, në të vërtetë, ai beson se mund të “varë këpucët” në Madrid.

“Unë mendoj se Toni do ta përfundojë karrierën e tij në Real Madrid. Ai nuk më ka thënë në asnjë bisedë se do të donte të largohej. Ai dhe familja e tij janë shumë të lumtur në Madrid”, tha Struth në “Sport1”.

Toni Kroos është pjesë e skuadrës madriliene që nga vitit 2014 kur u transferua nga Bayern Munchen për shumën e 25 milionë eurove./Arbresh.info

Të ngjashme