Barcelona zgjodhi që ta largojë Vitor Roquen nga ekipi para fillimit të sezonit 2024/2025, duke ia mundësuar atij transferimin tek Real Betisi në formë huazimi.
Reprezentuesi brazilian kaloi disa muaj tejet të vështirë tek Barcelona dhe pozita e tij ndryshoi rrënjësisht me klubin që kishte konsideruar ofertat për shitjen e tij.
Vendimi për ta dërguar në huazim tek njëri prej rivalëve në ligë u bë me qëllimin që ata ta monitorojnë nga afë progresin e tij me mundësinë për ta zgjatur marrëveshjen edhe për sezonin 2025/2026.
Pas një raporti të vështirë me ish-trajnerin e Barcelonës, Xavi Hernandez, i cili është përmendur si aryse për frustrimin e tij dhe agjenti i lojtarit, Andre Cury, la të kuptohej se Xavi ishte arsyeja e largimit të tij, pavarësisht se edhe ai vet është larguar.
“Pasi kishte pak hapësirë nën urdhrat e Xavit, atij i duhej që të provonte disa sisteme të tjera. Ai nuk ishte i lumtur tek Barcelona nën këto kushte”.
“Flick sugjeroi që ai të qëndronte, por Vitor vendosi se ai dëshiron të luajë vazhdimisht. Ai është shumë i lumtur tek Betisi. Qëllimi i tij është të shënojë 20 gola këtu”.
“Ne biseduam me Fiorentinën, kishte po ashtu interesim edhe nga Lazio dhe Interi, por asnjë ofertë nuk u bë në drejtim të klubit ose lojtarit”, ka thënë Cury për Diario AS.
Vitor Roque e gjeti golin e tij të parë për Real Betisin në fitoren e tyre të parë në La Liga këtë sezon me një gol në minutat e fundit në fitoren me rezultat 2-0 në shtëpi ndaj Leganesit./Telegrafi/
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...