Agjenti i Neymarit hedh dyshim mbi kalimin në Barçë, konfirmon bisedimet me Realin

14:51 | 19 Maj 2020
Arbresh Info

Agjenti i Neymarit hedh dyshim mbi kalimin në Barçë, konfirmon bisedimet me Realin

Agjenti i Neymarit, Wagner Ribeiro, nuk pret të arrihet marrëveshje gjatë afatit kalimtar të verës për ta transferuar sulmuesin brazilian të Paris Saint-Germainit në Barcelonë, mirëpo e ka konfirmuar se ka bisedar me presidentin e Real Madridit, i cili e ka ëndërr transferimin e brazilianit.

28-vjeçari Neymari ka qenë i spekuluar për një kthim te gjigantja e La Liga gjatë afatit kalimtar të verës, tre vjet pasi ishte larguar nga atje për t’u transferuar në Paris Saint-Germain për 222 milionë euro, transmeton Gazeta Express.

Neymari thuhej se e dëshironte një transferim të tillë edhe gjatë afatit kalimtar të verës së kaluar, mirëpo dy klubet nuk arritën marrëveshje dhe braziliani mbeti në Parc des Princes.

Megjithatë, shpresa e tij për t’u kthyer në Camp Nou nuk është shuar ende dhe ai shpreson se do të mundë ta realizojë këtë dëshirë të tij këtë verë, kur Barcelona shpreson ta bindë PSG-në me një ofertë më të ulët.

Ish-zëvendëspresidenti i Barcelonës, Emili Rousaud, zbuloi se Barcelona shpreson se këtë verë mund ta transferojë Neymarin pasi që beson se çmimet e lojtarëve do të bien pas krizës së koronavirusit, mirëpo agjenti i futbollistit dyshon se një gjë e tillë mund të ndodhë.

“Mendoj se Neymari do të qëndrojë në PSG sepse tregu ka ndryshuar. Aspekti ekonomik në botën e futbollit do të ndryshojë shumë”, ka thënë agjenti i Neymarit, për Fox Sports.

Më tutje, agjenti i Neymarit i ka konfirmuar bisedimet me Real Madridin

“Kam qenë disa herë në Madrid sepse synimi i Florentino Perezit ishte rekrutimi i Neymarit. Vitin e kaluar, në maj, ishte me të në zyrën e tij. Ai më tha se ëndërronte ta transferonte Neymarin”. /Gazeta Express/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme