Google ADS

Agjenti i Mbappe-s hedh ‘bombën’: Ai do kalimin te Real Madrid

16:11 | 22 Prill 2020
Arbresh Info

Agjenti i Kylian Mbappe-s, Yvan Le Mee, ka konfirmuar se klienti i tij dëshiron të transferohet te Real Madrid.

Që nga vera e kaluar francezi është i lidhur me kalimin në “Santiago Bernabeu”, por “Parisienët” kanë refuzuar të nisin negociatat, transmeton portali arbresh.info.

Por, agjenti i 21-vjeçarit e ka konfirmuar se Mbappe dëshiron të luaj për Real Madrid-in dhe të bashkohet me idollin, Zinedine Zidane.

“Mbappe dëshiron të luaj për Real Madrid. Në kushte normale, mendonim se do transferohej në verë, por tash shkaku i koronavirusit askush nuk mund të paguajë 300 milionë euro”.

“Kylian dëshiron të jetë me idollin Zidane dhe të bëhet numri 9 më i mirë në botë”, deklaroi Le Mee.

Kontrata e Mbappe skadon në verë të vitit 2022, mirëpo gjiganti francez i ka ofruar rinovimin e kontratës, ofertë të cilën e ka refuzuar lojtari.

Gjatë këtij sezoni Mbappe ka bërë 33 paraqitje në të gjitha garat duke shënuar 30 gola dhe kontribuar me 17 asistime./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme