Sulmuesi polak, Robert Lewandowski nuk është i kënaqur me hierarkinë në Bayern Munchen.
Golashënuesi i tyre kryesor do të ketë vetëm një vit të mbetur nga kontrata e tij në verë dhe nuk ndihet sikur rinovimi i tij është një prioritet për klubin.
Drejtori i futbollit te bavarezët, Hasan Salihamidzic siguroi mediat se ishte në fillim të javës, por vetë Lewandowski u vu në dukje në përgjigjen e tij se “kjo është hera e parë që kishte dëgjuar për këtë”.
Sipas raporitimeve të Mundo Deportivo, agjenti i tij, Pini Zahavi i ka ofruar Lewandowskin, Barcelonës dhe Paris Saint-Germain.
Operacioni do t’i kthente katalanasit 20 milionë euro në pagë plus një tarifë transferimi që do të binte dakord me Bayernin.
Me Erling Haaland që duket jashtë kornizave financiare të Barcelonës, 33-vjeçari përfaqëson një alternativë afatshkurtër për Xavi Hernandez.
Blaugranët gjithashtu janë të lidhur me Mohamed Salah në javët e fundit dhe duket se Joan Laporta synon të sjellë një emër të madh në Camp Nou këtë verë./Arbresh.info
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...