E ardhmja e sulmuesit të Napolit është ende e paqartë.
Lorenzo Insigine është duke kaluar vitin e fundit të kontratës me Napolin që i skadon në qershor të vitit 2022.
Mediat italiane sot kanë raportuar se agjenti i futbollistit u takua me drejtorin e Interit, Beppe Marotta.
Thuhet se u diskutua për të ardhmen e Insigines pasi ‘Nerazzurët’ janë tejet të interesuar për transferimin e tij si futbollistë i lirë në fund të edicionit.
Marotta duhet të zgjidhë situatat kontraktuale të Nicolò Barella dhe Marcelo Brozovic dhe të gjejë një zgjidhje për Alexis Sanchez para se të bëjë një lëvizje për Insigne.
Interesim për futbollistin italian kanë shprehur shumë skuadrave evropiane, dhe mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi i tij.
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...
Shkëlqeu ndaj ish-skuadrës së tij, Hot “MVP” i javës
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...