Agjenti i Elseid Hysaj, është takuar me drejtuesit e klubit të Napolit, ku ka folur për të ardhmen, ku në mes janë interesimet e Chelseat dhe Atletico Madridit.
Shqiptari është një lojtar në të cilin beson shumë trajneri i Chelseat, Maurizio Sarri, që e ka pasur te Empoli dhe Napoli si lojtar.
Hysaj nuk po kalon moment të mirë nën drejtimin e Carlo Ancelottit.
Sipas Sky Sport Italia, agjenti Mario Giuffredi është takuar sot me drejtorët e klubit të Napolit.
Kontrata e lojtarit skadon në qershor të vitit 2021 dhe për të ka interesim nga Chelsea dhe Atletico Madridi.
Është folur shumë që Napoli mund të pajtohet me largimin e lojtarit që në janar.
Hysaj ka një klauzolë lirimi prej 50 milionë euro
Agani: Familjen e kemi si ide hyrëse të programit tonë
Lushaku: LDK-ja do t’i ndërtojë 80 çerdhe në Kosovë
Hamza nesër bën homazhe në Reçak
Seanca për konfirmimin e kandidatit të zotit Trump, për post...
“Do të rriten pagat në sektorin privat” – Hamza: Zhvillimi i...
Kryeministri i ri i Francës: Do rinegociojmë planin për të r...