Agjenti i mbrojtësit shqiptar, Elseid Hysaj ka pranuar se në dhomën e zhveshjes te Napoli ka shqetësime që trajneri Maurizio Sarri mund të largohet.
Skuadra ka bërë një “pakt për titull” për të qëndruar së bashku këtë sezon dhe do të përpiqen për të fituar trofeun në Serie A, por ka frikë që largimi i Sarrit mund të nxis një eksod, transmeton portali arbresh.info.
“Merkato e ardhshme e transferimeve te Napoli do të varet shumë nëse Sarri qëndron në bankinë apo jo”, ka thënë agjenti Mario Giuffredi për ‘Radio CRC’.
“Mendoj që aktualisht në këtë moment, të gjithë janë të fokusuar për të fituar titullin”
Hysaj ka bërë 20 paraqitje deri tani këtë sezon në Serie A./arbresh.info/
Zelensky: Ukraina do ta ndihmojë Sirinë
“Po edhe shumë”, Driloni më në fund pranon pëlqimin për Sarë...
Real Madridi ende synon transferimin e Haaland – gjithçka va...
Pacienti vdiq, tre mjekë në Fier hetohen për trajtim jo të d...
Vrasja e Liridona Ademajt: Naim Murselit dhe dy të tjerëve u...
Lushaku-Sadriu prezanton në Podujevë modelin e mësimit tërëd...