Agjenti i Emerson Palmierit, Fernando Garcia ka thënë se Chelsea nuk do e lejojë lojtarin të largohet në huazim gjatë janarit.
Ish ylli i Romës kërkohet që një kohë nga Interi, por “Blutë” nuk janë duke e lejuar të largohet si agjent i lirë, përcjellë lajmi.net.
Këtë e ka konfirmuar edhe agjenti, që ka theksuar se Chelsea dëshiron të fitojë para nga shitja e tij.
“Jo, Chelsea nuk do e lejojë pa e shitur, të mos fitojnë para është problem”, tha fillimisht ai.
Tutje, 26-vjeçari ka bërë vetëm shtatë paraqitje në të gjitha garat dhe agjenti ka zbuluar se nuk është vetëm Interi në garë.
“Disa klube kanë nisur ta kërkojnë, por nuk mund të zbulojë se cilat”.
“Nuk kemi diskutuar ende për çmimin”, përfundoi ai.
Emerson këtë edicion ka bërë vetëm shtatë paraqitje, por është një ndër lojtarët çelës për skuadrën e Roberto Mancinit.
Mbi 1.000 koreanoveriorë të vrarë apo të plagosur duke luftu...
Rohde i shqetësuar për moscertifikimin e Listës Serbe: Proce...
Rusia marrë propozime për të zhvilluar një takim mes Putin d...
100-vjetori i themelimit të Klubit të Futbollit Prishtina, K...
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok