Google ADS

Agjenti i Dybalas dhe Juve do të mbajnë takimin e katërt për të ardhmen e argjentinasit

18:54 | 1 Shtator 2021
L G

Juventusi do të takohet me agjentin e Paulo Dybalas gjatë fundjavës me shpresën për të arritur marrëveshje për kontratën e re të sulmuesit.

La Gazzetta dello Sport njofton se takimi nuk është caktuar zyrtarisht, por pritet të ndodhë, ndërkohë që përfaqësuesi i argjentinasit po përgatitet të takohet me krerët e klubit për të katërtën herë.

Pas shitjes së Cristiano Ronaldos, ‘La Joya’ do të bëhet protagonist në sulmin e Bianconerëve dhe dy palët duan të vazhdojnë bashkë.

Agjenti Jorge Antun i ka mbajtur tri takime të mëparshme me drejtorin Federico Cherubini – i pari për të diskutuar, i dyti për ofertën e Juves dhe i treti për kundër-propozimin nga kampi i Dybalas.

Klubi dhe lojtari shpresojnë ta arrijnë marrëveshjen sa më shpejt, duke qenë se 27-vjeçari ka hyrë në vitin e fundit të kontratës së tanishme. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme