Google ADS

Agjenti i Dybala-s në Torino, kjo është arsyeja

15:31 | 15 Shtator 2020
Arbresh Info

Agjeni i Paulo Dybala-s, Jorge Antun ka arritur në Torino, aty ku do takohet me Juventus-in për të diskutuar rinovimin e kontratës së klientit të tij.

Sipas La Gazzetta dello Sport, Antun ka arritur dhe së shpejti do takohet me bordin, transmeton portali arbresh.info.

Dybala i ndihmoi “Zonjës së Vjetër” të fitojnë titullin e nëntë radhazi në Seria A, por ka pasur spekulime që gjiganti italian do ta shesë argjentinasin.

Mirëpo, Antun ka konfirmuar se janë duke punuar për t’ia rinovuar kontratën 26-vjeçarit.

Negociatat në pagesë kanë përfunduar, me Dybala-n që do fitojë 11 milionë euro për sezon.

Kontrata momentale lojtarit i skadon në qershorin e vitit 2022 dhe sulmuesi është i hapur për rinovimin, i cili do e mbajë të “Bianconerët” se paku deri në vitin 2025./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme