Agjenti i Amadou Diawaras e ka kritikuar Jose Mourinhon për ‘dëbimin; e mesfushorit nga skuadra e Romës.
Trajneri i Giallorossëve reagoi publikisht ndaj lojtarëve të tij pas humbjes turpëruese prej 6-1 nga Bodo/Glimt në Ligën e Konferencës duke u thënë gazetarëve se i ka vetëm 13 lojtarë në dispozicion dhe se të tjerët nuk janë në nivelin e duhur.
Për më shumë, ai i largoi pesë prej tyre nga skuadra, duke përfshirë Diawara, Borja Mayoral, Gonzalo Villar, Bryan Reynolds dhe Marash Kumbullën, por këtë të fundit e ka kthyer për takimin ndaj Cagliarit.
“Nuk arrij ta kuptoj mesazhin që përpiqet ta japë. A është duke u bërë Diawara një shembull për të tjerët? A duhet të paguajë një çmim të madh për një gabim? Apo është një përpjekje për ta detyruar klubin që të veprojë në tregun e transferimeve?”, ka deklaruar Daniele Piraino për Tuttomercatoweb.
“Nëse është për këto arsye më shumë sesa për formën jo të mirë ose nëse ai mendon se lojtari nuk është në gjendje që t’i kuptojë kërkesa taktike të trajnerit, atëherë mendoj se Mourinho po krijon një situatë të pakëndshme”.
“Është e pashpjegueshme, por Diawara do të përshtatet. Amadou është një profesionist i jashtëzakonshëm”, ka thënë tutje agjenti. /Telegrafi/
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...