Agjenti i Dembeles mori një telefonatë nga Leonardo i PSG-së sapo zbriti në Barcelonë

16:45 | 26 Janar 2022
KRG

E ardhmja e Ousmane Dembeles është ende pezull, ndërsa një telefonatë mund të ndryshojë tërësisht të ardhmen e francezit.

Me të mbërritur në aeroportin e Barcelonës, përfaqësuesi i futbollistit francez, Moussa Sissoko, është përballur me kamerat që ishin pikërisht jashtë duke e pritur.

Ai në atë moment mori një telefonatë të rëndësishme. Teksa ishte gati të hipte në automjetin e vëllait të Dembeles, i cili e mori në aeroport, Sissoko mori një telefonatë që sipas asaj që shfaqet në ekranin e telefonit ishte ‘Leonardo PSG’, duke iu referuar drejtorit sportiv të klubit parisien.

Një detaj që në fillim kaloi pa u vënë re, por që ‘El Chiringuito’ e ka afruar imazhin, duke zbuluan atë që mund të jetë një kapitull i ri në telenovelën e francezit.

Për momentin, bisedimet mes Barcelonës dhe Dembeles janë ndërprerë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme