Agjenti i Cristiano Ronaldo ka thënë se superylli do të largohej nga Real Madridi vetëm për një “sfidë të re”.
Jorge Mendes është cituar duke thënë për gazetën portugeze ‘Record’ se Ronaldo do të ishte gjithmonë mirënjohës ndaj “klubit, presidentit, drejtorëve, stafit mjekësor, të gjithë punëtorëve pa përjashtime dhe të gjithë tifozëve të Real Madridit në botë”, transmeton portali arbresh.info.
Mediat lokale në Spanjë dhe Itali pretendojnë se Ronaldo tashmë ka arritur një marrëveshje për të nënshkruar me Juventusin, megjithëse asnjëri nga klubet zyrtarisht nuk ka konfirmuar negociatat.
Mendes është cituar nga ‘Record’ të enjten duke thënë se “nëse ajo ndodhë, do të jetë vetëm një fazë e re dhe një sfidë e re në karrierën e tij të mrekullueshme”.
Ronaldo ka të kuptohet pas finales së Ligës së Kamionëve në muajin maj se mund të largohet nga Real Madridi. Ai ka thënë se do të diskutoj të ardhmen e tij me klubin derisa ishte me Portugalinë në Kampionatin Botëror, por këtë gjë nuk e bëri asnjëherë.
Portugalia u eliminua nga Uruguai në xhiron e 1/8-së./arbresh.info/
Muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, Vesa Luma: Fo...
FSK merr mbështetje në rrugën drejt anëtarësimit në NATO
Kai Havertz ka ‘rilindur’ tek Arsenali
Bislimi: Këtë vit jemi në 100 shtetet e para për GDP për kok...
Haradinaj: Me qasjen vet-izoluese të Qeverisë, Kosova është ...
Maqedonci: Lidhja e Serbisë me agresorin rus, rrezik i përhe...