Google ADS

Agjenti i Chiesas ka kontaktuar Barcelonën për transferimin e mundshëm të italianit në Spanjë

15:42 | 26 Gusht 2024
D.H

Federico Chiesa ka mbetur një alternativë për skuadrën e Barcelonës, pasi dështuan të transferojnë në radhët e tyre spasnjollin, Nico Willimas.

Por problemi kryesor i Blaugranave është se ata ende nuk e kanë regjistruar lojtarin Dani Olmo i cili është zyrtarizuar kohë më parë, shkruan Arbresh.info.

Për të njëjtin problem do të vuaj edhe Chiesa.

Mirëpo agjenti i tij me cdo kusht po mundohet që të arrij marrëveshje me Barcelonën pasi Juventusi nuk e dëshiron më në skuadër italianin.

Barcelona ende nuk ka bërë një ofertë për Chiesan, por një marrëveshje mund të jetë afër për rreth 15 milionë euro.

Siç bënë të ditur eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, agjenti i Chiesas, Fali Ramadani, ka informuar tani Blaugranët se klienti i tij do të ishte i etur për të bërë një lëvizje tek ta.

Por deri në fund të merkatos do të shohim nëse ky transferim do arrihet pasi është e pamundur nëse nuk arrihet regjistrimi i Olmos.

Merkato verore zgjat deri në ditën e fundit të këtij muaji./Arbresh.info

Të ngjashme