Agjenti i Bale sulmon përsëri tifozët e Real Madridit

14:23 | 25 Nëntor 2021
Lorik Gerbeshi

Agjenti i Gareth Bale ka nisur një sulm të ri ndaj tifozëve të Real Madrid.

Jonathan Barnet ka kritikuar prej kohësh mënyrën se si mbështetja e Realit e ka trajntuar klientin e tij në vitet e fundit.

Bale u akuzua sërish nga disa tifozë në “Valdebebas” javën e kaluar pasi u kthye i plagosur nga detyra në Uells.

“Nuk ka rëndësi. Nuk më interson se çfarë mendojnë tifozët e Real Madridit, pse duhet ai?”, tha Barnet për “Cuadro”.

“Mendoj se ata ishin të neveritshëm ndaj Gareth Bale. Ai fitoi gjithçka atje dhe ata ishin të neveritshëm me të”.

“Ai e do Real Madridin dhe marrëdhënia e tij me Carlo Ancelottin është fantastike. Ai është mirë. Fatkeqësisht ai u lënduar sërish, por do të shërohet. Ai do të kthehet së shpejt”, përfundoi agjenti./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme