Agjenti hedh ‘bombën’: Sterling mund të rikthehet te Liverpool

12:18 | 1 Prill 2020
Arbresh Info

Agjenti i Raheem Sterling, Aidy Ward ka thënë se është i hapur për rikthimin e klientit të tij në “Anfield”.

Sipas L’Equipe, trajneri i “Reds”, Jurgen Klopp gjatë verës është duke menduar të provojë ta transferojë anglezin, transmeton portali arbresh.info.

Këtë mundësi i ka dhënë edhe agjenti, i cili ka thënë se Sterling ende nuk e ka harruar Liverpool-in.

“Edhe pse Raheem është me City-n, ai nuk e ka harruar Liverpool sepse aty u bë lojtari dhe personi që është”.

“Ka një kohë që është larguar, koha ka kaluar sigurisht, por gjithçka është e mundur”, deklaroi ai.

Dënimi për mospjesëmarrje në Ligën e Kampionëve për City-n në dy vitet e ardhshme mund të jetë arsyeja kryesore pse Sterling mund të largohet./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme