Agjenti: Giroud është gati për aventurën e radhës

20:14 | 19 Nëntor 2020
Arbresh.info

Agjenti i Olivier Giroud, Michael Manuello ka konfirmuar se sulmuesi mund të largohet në janar nga “Stamford Bridge”.

34-vjeçari është titullarë të Kombëtarja e Francës, por të Chelsea shihet si zëvendësuesi i tretë pas Timo Werner dhe Tammy Abraham, transmeton lajmi.net.

Agjenti për ‘FootMercato’ ka konfirmuar se francezi mund të largohet në janar.

“Situatë është më ndryshe sepse nuk ka mundësi të rinovimit të kontratës”.

“Në moshën 34-vjeçare nëse situata nuk ndryshon të Chelsea, ai dëshiron të luajë. Ndryshoi shpejtë, nuk ka transferime dhe është me lehtë tani”.

“Është ende të shqetësohemi dhe janë vetëm spekulime, do shohim në mesin e dhjetorit si janë udke kaluar klubet dhe nëse Olivier do luajë më shumë të Chelsea. Do vendosim në dhjetor”, u shpreh fillimisht Michael.

Thuhet se Giroud preferon kalimin në Itali, meqenëse interesim kanë treguar Inter, Roma dhe Lazio, kurse agjenti ka konfirmuar se rikthimi në Ligue 1 s’është prioritet i lojtarit.

“Rikthimi në Ligue 1 nuk është prioritet për të. Dëshiron eksperiencë të re, diku ku mund të kënaqet me kualitetin dhe jetën”.

“Do ishte mirë të ndryshonim shtetin, zbulimin e kulturës së re. Klub i madh i Premierligës me objektiva të mëdha mund të bëjë që ai të konsiderojë, por është i gatshëm për ndryshimin”, përfundoi ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme