Pasi trajneri i Gunners Unai Emery tha se mbrojtësi është i lirë të largohet, babai dhe agjenti i shqiptarit ka thënë se largimi është i mirë për të dyja palët
Babai dhe agjenti i Shkodran Mustafi ka se djali i tij ka nevojë për një largim nga Arsenali, edhe pse ka tërhequr vërejtjen nëse kjo ndodh varet nga tregu i transferëve.
E ardhmja e Mustafit në klubin e Londrës është në dyshim pasi që trajneri Unai Emery tregoi që ai e ka inkurajuar mbrojtësin dhe Mohamed Elnenyn për t’u larguar nga klubi para se të mbyllet afati i transfereve në kontinent më 2 shtator.
As Mustafi dhe as Elneny nuk janë paraqitur për Arsenalin në dy ndeshjet e para të sezonit, të cilat klubi i ka fituar, transmeton GazetaExpress.
Babai i Mustafit, Kujtimi, i cili po ashtu është agjenti i tij, ka pranuar që koha e djalit të tij në Arsenal është drejt fundit pavarësisht se kontrata e tij përfundon më 2021.
Megjithatë, ai ka tërhequr vërejtjen në atë çfarë skuadrat e tjera duan të paguajnë për Mustafin, i cili ju bashkua Gunner më 2016 për 35 milionë euro nga Valencia.
“Shkodran ka kaluar kohë shumë të mirë në Arsenal”, ka thënë Kujtim Mustafi për Sky Sport Gjermani. “Ne ende kemi kontratë dy vjet dhe mund të imagjinoj qëndrimin në Londër”.
“Megjithatë, më e mira për të dyja palët është të punojmë në një transfer. Por, për këtë, por ashtu duhet mekanizma që shtynë përpara transfere”.
Mustafi ka bërë 115 paraqitje për Arsenalin qëkurse u transferua aty më 2016 dhe kishte startuar 31 ndeshje në Premier Ligë sezonin e kaluar – më se shumti për skuadrën nga Londra.
Por, për tri vite në Arsenal Mustafi është kritikuar vazhdimisht nga fansat dhe shqiptari ka qenë edhe subjekt i fishkëllimave të Gunners gjatë ndeshjeve parasezonale në SHBA.
Derisa largimi i Laurent Koscielnyit u duke se do ti jep mundësi Mustafit të kthehet në skuadër, arritja e David Luiz në ditën e fundit të afatit kalimtar e la atë prapë jashtë.
Mustafi për herë të parë në Angli erdhi më 2009 ku ju bashkua akademisë së Evertonit por kurrë nuk bëri paraqitje me skuadrën e parë te Toffees.
Kështu ai ju bashkua si transfer i lirë më 2014 duke bërë paraqitjen e parë me klubin në Serie B para se të promovohet në Serie A.
Pas tri sezoneve me Sampdorian, Mustafi u transferua në Valencia duke luajtur për dy sezone në La Liga.
Gjatë kohës së tij në Arsenali, Mustafi arriti ta fitojë një trofe, FA Cup më 2017.
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...