Ish agjenti i Neymarit ka konfirmuar se dëshironte që sulmuesi t’i bashkohej më parë Real Madridit sesa Barcelonës.
“Neymar? Nuk jam më një agjent i tij. Është babai i tij, por është e vërtetë që ne kemi punuar së bashku sepse ne ishim shumë të afërt”, ka thënë fillimisht Wagner Ribeiro në një intervistë për ‘UOL’, transmeton portali arbresh.info.
“Isha agjenti i tij nga mosha 12 vjeçare dhe i dhurova atij dy kontrata te Santos, por kur ai u rrit, babai i tij mori kontroll në gjithçka përmes kompanive të tij”
“Neymar është si një fëmijë për mua. Babai i tij është besnik, më pëlqen dhe e respektoj shumë”
“Kam dërguar oferta nga Chelsea dhe Real Madridi te Santos. Një nga Barcelona erdhi direkt te babai i tij. Unë doja që ai të transferohej në Madrid, gjithmonë e kam thënë këtë”
“Ekonomikisht, ishte një ofertë më e mirë për Santos, madje edhe për lojtarin. Por, ai vendosi të transferohet te Barcelona sepse ishte ekipi i zemrës së tij”./arbresh.info
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën
Pacolli sot mban takim humanitar në Gjermani
Parashikimi i motit për ditën e somte
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...