Agjenti i Achraf Hakimi-t, Alejandro Camano ka thënë se trajneri i Inter-it, Antonio Conte arriti ta bind klientin e tij për transferimin në “San Siro”.
Maroku pas dy sezoneve huazim te Borussia Dortmund kishte plan të kthehej te Real Madrid-i, por u shit te Inter-i, transmeton portali arbresh.info.
Agjenti beson se Zidane ishte shkaktari kryesor pse Hakimi nuk u rikthye në “Santiago Bernabeu”, pasi asnjëherë nuk e kishte telefonuar lojtarin.
“Zinedine Zidane është arsyeja e transferimit të Hakimi-it te Inter-i. Ai duhet të shpjegojë pse asnjëherë nuk e telefonojë lojtarin”.
“Nuk mendoj se rikthimi në Real Madrid do ishte mundësi, duke konsideruar prezencën e lojtarit si Dani Carvajal, por jam i sigurt që Hakimi do vazhdojë përpara”, theksoi fillimisht ai.
Camano gjithashtu ka thënë se Conte ishte personi që e bindi Hakimi-n.
“Trajneri ishte në kontakte të vazhdueshme me Hakimi-n, bisedojë me të për projektin e klubit, pra vendosëm për kalimin te Inter-i”.
“Mendoj se kur një trajner i nivelit të lartë si Conte të kontakton dhe kërkon që të jesh në skuadër, kjo dëshmon se je shumë i rëndësishëm për planin e tij”, përfundoi ai.
Transferimi i Hakimi-t te “Neurazurët” iu kushtojë 40 milionë euro plus pesë milionë euro bonuse./arbresh.info.
Alarmi i Austin: Ukraina është në fije të perit
Nëse Kvaratskhelia shitet, Napoli do ta synojë Zhegrovën
Dalja e dhëmbëve të parë të bebes
Presidenti i Libanit: Nuk mund ta çarmatosim Hezbollahun
Driloni hap zemrën për Sarën: Mosha e saj nuk është problem ...
Raportohen pesë raste të reja me variantin e ri të virusit M...