Mbrojtësi i Leicester City-t, Caglar Soyuncu mund të transferohet në verë te Barcelona, kështu ka thënë agjenti i lojtarit, Mustafa Dogru.
Turku ka qenë një ndër lojtarët kryesor për skuadrën angleze, të cilët janë duke luftuar për të mbajtur pozitën e cila i lejon të jenë pjesëmarrës në Ligën e Kampionëve, transmeton portali arbresh.info.
Agjenti i tij ka thënë se ekziston mundësia që Soyuncu t’i bashkohet Barcelonës në merkaton verore.
“Është mundësi që Barcelona ta transferojë Caglar këtë verë, sepse dëshiruan ta transferonin para se ai të kalonte nga Altinordu te Freiburg”.
“Ishim duke negociuar dhe ata kanë prezantuar një projekt mjaftë interesant. Por dëshiruam që Caglar të jetë në formacionin e parë, andaj zgjodhëm Freiburg”.
“Liverpool është skuadra e vetme e Premierë Ligës që mund ta transferojë, por PSG mund të jetë opsion gjithashtu”, tha ai.
Barcelona është duke shikuar përforcime dhe mund të ndodh transferimi sepse e ardhmja e Samuel Umtiti-t dhe Jean-Clair Todibo mbetet e paqartë.
Leicester për 23-vjeçarin kërkon 50 milionë euro, duke ditur se kontrata i skadon në verën e vitit 2023./arbresh.info.
LDK shënon 35-vjetorin e themelimit
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
“Shkodra Elektronike” me “Zjerm” për...
Kurti e Nagavci sot lansojnë pilotimin e Programit të Kuponë...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...