Agjenti i Gareth Bale, Jonathan Barnett ka thënë se klienti i tij nuk e mendon largimin nga “Santiago Bernabeu”.
Uellsiani ishte në stolin e “Los Blancos” në këtë edicion, kurse nuk luajti fare në shtatë ndeshjet e fundit, transmeton portali arbesh.info.
Ka raportime që Bale mund të largohet, por Barnett e ka pranuar se pagesa e lojtarit është e madhe për shumicën e klubeve evropiane.
“Gareth është mirë, ka dy vite kontratë të mbetura. Është mirë njësoi si çdo lojtar tjetër në skuadër. Varet nga Zinedine Zidane”.
“Ka pasur interesim, por është vështirë që ndonjë klub në botë mund ta paguajë. Është humbje e madhe që nuk është në skuadrën e Real Madrid-it për momentin, por ai nuk do largohet”, tha fillimisht ai.
Tutje Barnett theksoi se tekniku francez nuk dëshiron ta lejojë lojtarin të luajë.
“Zotëri Zidane ka qenë shumë i suksesshëm. Nuk ka urretje, thjeshtë Zidane nuk dëshiron ta lejojë të luaj”.
“Gareth stërvitet çdo ditë dhe stërvitet mirë”, përfundoi ai.
Real Madrid-i arriti të fitojë titullin e 34-të këtë sezon, derisa mbesin në garë për Ligën e Kampionëve, aty ku do përballen me gjigantin anglez Manchester City./arbresh.info.
Moti i keq dhe përmbytjet në SHBA, të paktën 8 viktima në Ke...
Çfarë do të thotë nëse çdo natë ju del gjumi në këtë orë?
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin